Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish zyrtari i lartë, Agron Tare në SPAK, dëshmi për çështjen Balluku

19/05/2026
Ish zyrtari i lartë, Agron Tare në SPAK, dëshmi për çështjen Balluku

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-funksionari i lartë publik, Agron Tare, u paraqit këtë të martë në ambientet e SPAK, ku u mor në pyetje për rreth 35 minuta në kuadër të një çështjeje hetimore. Në dalje nga Prokuroria e Posaçme, Tare kërkoi që të mos filmohej nga mediat, me pretendimin se nuk ishte “zyrtar publik”, por më pas reagoi ashpër ndaj gazetarit të SYRI TV, Fatjon Gjinaj.

Teksa gazetari po kryente detyrën duke filmuar daljen e tij nga SPAK, Tare humbi kontrollin dhe iu drejtua me fjalët “legen, kokrra e legenit”, duke shtuar edhe kërcënimin “do e shohim”.

Pretendimi i Tares se nuk duhej filmuar për shkak se nuk është funksionar publik bie ndesh me karrierën e tij të gjatë në administratën shtetërore. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme si zyrtar në Ministrinë e Jashtme, drejtor i Zyrës së Minoriteteve, këshilltar i jashtëm i Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, anëtar i grupit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian, Konsull i Përgjithshëm në Stamboll, drejtor i Portit të Durrësit dhe më pas zëvendësministër.

Paraqitja e Agron Tares në SPAK lidhet me hetimet për dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ai ishte thirrur për herë të dytë nga prokurorët, pasi edhe një javë më parë kishte dëshmuar si person në dijeni për rrethanat e çështjes. Në të njëjtën dosje përmendet edhe vëllai i tij, ish-futbollisti Igli Tare, i cili gjithashtu është subjekt i veprimeve hetimore.

Më herët, një emision investigativ ka publikuar materiale që flasin për një rol të mundshëm të vëllezërve Tare në procedura apo përfitime përmes firmave të lidhura me ish-ministren Balluku dhe kryeministrin Edi Rama.

Gazetari Fatjon Gjinaj reagoi pas incidentit, duke theksuar se interesi i medias për Agron Taren lidhet pikërisht me funksionet e larta publike që ai ka mbajtur ndër vite. Sipas tij, reagimi agresiv dhe gjuha denigruese ndaj medias përbëjnë një përpjekje për intimidim dhe shmangie të llogaridhënies publike.

Po ndodh

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

GJKKO ‘ndëshkon’ kolegen, rikthehet hetimi i SPAK për Irena Gjokën

19/05/2026
“Opozita nuk ka pushime këtë verë”

“Opozita nuk ka pushime këtë verë”

19/05/2026
Ish zyrtari i lartë, Agron Tare në SPAK, dëshmi për çështjen Balluku

Ish zyrtari i lartë, Agron Tare në SPAK, dëshmi për çështjen Balluku

19/05/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

19/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

GJKKO ‘ndëshkon’ kolegen, rikthehet hetimi i SPAK për Irena Gjokën

19/05/2026
“Opozita nuk ka pushime këtë verë”

“Opozita nuk ka pushime këtë verë”

19/05/2026
Ish zyrtari i lartë, Agron Tare në SPAK, dëshmi për çështjen Balluku

Ish zyrtari i lartë, Agron Tare në SPAK, dëshmi për çështjen Balluku

19/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.