Edi Rama ka reaguar pas debatit të krijuar mbi interpretimin e intervistës së ministrit Ferit Hoxha për gazetarin Eddy Wax në Euractiv.
Përmes një reagimi publik, Rama hodhi poshtë pretendimet për një përplasje me gazetarin, duke theksuar se transkripti i plotë i intervistës tregon qartë kontekstin e deklaratës së bërë nga Ferit Hoxha dhe mënyrën sesi një pjesë e shkëputur e saj u përdor për interpretime ideologjike.
“Nuk ka ‘Edi kundër Eddy’. Transkripti i plotë e bën shumë të qartë kontekstin e deklaratës dhe mënyrën sesi citimi i shkurtuar u përdor për interpretime ideologjike. Në fund të fundit, thelbi mbetet i pandryshuar: Çfarë Italia kërkon nga Shqipëria, Italia e merr nga Shqipëria”, deklaroi Edi Rama.
a.b





