“Vjedhja në Rinas në bashkëpunim me Policinë…”

“Vjedhja në Rinas në bashkëpunim me Policinë…”

60
0
Shares

Foto Ilustruese

“Kjo vjedhje nuk mund të ndodhte kurrë pa një bashkëpunim të ngushtë me çunat e krimit…”.
Ky është denoncimi që ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë në “Facebook”, pas grabitjes më të fundit të një sasie të konsiderueshme parash në aeroportin e Rinasit.
Sipas Berishës, siguria është në duart e maskave dhe se janë shtuar masat që hajdutëve të mos ju hyjë ferra në këmbë

Postimi i plotë i Sali Berishës

Siguria ne duart e maskave!!

Grabiten me arme nga maskat, shuma te medha parash ne pisten e aeroportit te Rinasit.


grTe dashur miq, sot ne vendin me te sigurt te shtetit dhe vendit, ne terminalin e aeroportit te Rinasit ka ndodhur diten per diell, konkretisht ne ora 14:30 min, nje grabitje e pashembult me armë. Tre persona të maskuar dhe të armatosur kan hyre ne pisten e aeroportit, kanë grabitur mjetin tip “Benz ML”, i mbushur plot e perplot me karmonedha euro me vlere qe arrine ne miliona.
Si zakonisht, pasi hajnat me maska jane larguar ne drejtim te paditur, dhe kan djegur makinen e vet tek ura e Tapizes jane zgjuar nga gjumi çunat e krimit dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes, ndërsa dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s janë nisur drejt vendngjarjes.
Pika të shumta kontrolli janë ngritur në hyrje – daljet e kryeqytetit.
Kjo vjedhje qe nuk mund te ndodhte kurre pa nje bashkpunim te ngusht me çunat e krimit vjene nje ditë pasi, shefi i komisariatit të policisë së Rinasit tha për Televizionin Klan se ishin shtuar masat, pas sulmeve terroriste në Stamboll.
Kesaj i thone jane shtuar masat qe hajduteve te mos ju hyje ferra ne kembe! Shteti ne duart e krimit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY