Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në qeli, pasi gjykata ka rrëzuar kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë.
Meta kishte kërkuar zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një garanci pasurore prej 50 mijë eurosh, por kërkesa nuk është pranuar nga gjykata, e cila vendosi lënien në fuqi të masës aktuale të sigurisë.
Ish-presidenti dhe ish-kryetari i Partisë së Lirisë ndodhet në paraburgim në kuadër të hetimeve të SPAK, ndërsa avokatët e tij kishin argumentuar se nuk ekzistojnë kushtet për vijimin e arrestit në burg.
Me vendimin e sotëm, Meta mbetet në qeli deri në një vendimmarrje tjetër nga shkallët e gjyqësorit.





