Dyshohet se kanë qenë më shumë se tre persona kanë arritur të kryejnë grabitjen e sotme në pistën e aeroportit të Rinasit, në momentin që një shumë e konsiderueshme parasë po ngarkohej në avion për t’u dërguar jashtë Shqipërisë.
Grabitësit kanë hyrë duke thyer portën e dytë të hyrjes në pistën ku ulen dhe ngrihen avionët duke e goditur me makinë atë.
Pasi kanë hyrë në pistë (në rrethimin e brendshëm të aeroportit), nën kërcënimin e armës kanë detyruar punonjësit e firmës së sigurisë “Nazeri 2000”, që të dorëzojnë thasët me para.
Pasi kanë marrë sasinë e valutës, autorët janë larguar me shpejtësi.
Mësohet se grabitësit i kanë vënë flakën makinës me të cilën kanë realizuar grabitjen në Fushë – Prezë.
Shuma e parave të grabitura sot në aeroportin e Rinasit dyshohet të jetë rreth 3 milionë euro.
Paratë janë grabitur nga dy kompani private sigurimi, teksa po transportoheshin për të dalë jashtë vendit me avion.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/