DETAJE/ Vlorë, ja pse u ekzekutua 33-vjeçari brenda lokalit

DETAJE/ Vlorë, ja pse u ekzekutua 33-vjeçari brenda lokalit

67
0
Shares

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku si pasojë e një përplasje me armë në lokalin “Fiks Fare” pranë Lungomares, mbeti i vrarë 1 person e u plagosën 3 të tjerë.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se, objektivi i atentatit ka qenë viktima Ergys Gjioveshaj. Një person i armatosur ka qëlluar drejt tavolinës ku ndodhej ky. Pas hetimeve paraprake, dyshohet se atentati ndaj tij është bërë për hakmarrje.
Gjioveshaj në vitin 2000 vrau me armë zjarri moshatarin e tij L. Alushi.
Në sulmin e djeshëm me armë në Vlorë, mbetën të plagosur Arta Luka, Florjan Hila dhe Arsonel Llanaj. Në momentin e atentatit në tavolinë me Gjioveshajn ka qenë vetëm Arta Luka.
Arsonel Llanaj punonte si kamerier në lokalin me muzikë live, ndërsa i plagosuri tjetër Florjan Hila ndodhej një tavolinë larg Gjioveshajt. Policia ka shoqëruar 3 persona lidhur me ngjarjen gjatë natës.

Njoftimi i Policisë

Informacion paraprak
Rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga ana jonë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.
Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë.
Si dhe janë plagosur 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore:
1. Florjan Hila, 28 vjeç.
2. Arta Luka, 26 vjeçe.
3. Arsonel Llanaj, 32 vjeç.
Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.
Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY