FOTO/ Mediu nga SHBA: Jemi gati për një Reformë në Drejtësi sipas...

FOTO/ Mediu nga SHBA: Jemi gati për një Reformë në Drejtësi sipas Venecias

57
0
Shares

Gjatë vizitës së tij në Washington, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi takime me personalitete të politikës dhe mendimit politik Amerikan.
Me ftesë të Presidentit të Heritage Foundation, ish-Senatorit Jim DeMint, Mediu mori pjesë në një takim në të cilin u diskutua për ndërtimin dhe bashkëpunimin me Balkan Policy and Heritage Foundation, të krijuar në Shqipëri prej përfaqësuesish të politikës shqiptare dhe rajonale.
DeMint shprehu gatishmërinë e tij për t’a konsideruar këtë fondacion si pjesë të punës dhe qëllimeve të përbashkëta, duke bashkëpunuar në analizën e situatës në Ballkan, lirinë ekonomike, shtetin e së drejtës, çështjet e Sigurisë Rajonale dhe Globale, duke përfshirë në këto forume përfaqësues të nivelit të lartë të politikës amerikane dhe rajonale, siç ishte forumi i organizuar në Washington nga Armed Service Committee në senat, apo takimet në rajon me kongresmenët për zgjerimin e NATO-s në Ballkan.
Mediu shpjegoi edhe njëherë situatën e rëndë ekonomike dhe politike në Shqipëri, si pasojë e një qeverisjeje autoritare dhe të korruptuar.
Mediu zhvilloi një drekë pune me Kongresmenin Robert Aderholt dhe ish-Senatorin Mark Pryor, duke i shpjeguar atyre se opozita është tërësisht e angazhuar dhe e gatshme që të votojë Reformën në Drejtësi, bazuar në rekomandimet e Venecias, me konsensus politik, i cili është i domosdoshëm.

fatmir mediu, shba2

fatmir mediu, shba3

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY