Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, zhvilloi një takim me studentë të shkollës franceze, Sciences Po, ku në fokus ishin korrupsioni, ekonomia dhe integrimi europian i Shqipërisë.
Gjatë bashkëbisedimit, Berisha deklaroi se lufta kundër korrupsionit kërkon reforma strukturore, duke përmendur lehtësimin e procedurave administrative, uljen e taksave dhe përdorimin e teknologjisë për rritjen e transparencës në prokurimet publike.
Ai kritikoi praktikat aktuale në tendera, të cilat dekurajojnë pjesëmarrjen e kompanive nga vendet e Bashkimi Evropian dhe bien ndesh me parimet e tregut të përbashkët dhe shtetit të së drejtës.
Në lidhje me zhvillimet rajonale, Berisha kundërshtoi çdo ide për “integrim të diferencuar”, duke komentuar një qëndrim të përbashkët të Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiç, ndërsa theksoi se e ardhmja e Shqipërisë dhe Ballkanit mbetet anëtarësimi në BE.
Berisha kërkoi gjithashtu transparencë dhe hetim të plotë për çështje me interes publik, si dhe vlerësim më të madh për figura si Havzi Nela.a.b




