Dyshimet e Adriatik Llallës: Prokurorët përjashtohen nga asgjësimi i kanabisit të sekuestruar

Dyshimet e Adriatik Llallës: Prokurorët përjashtohen nga asgjësimi i kanabisit të sekuestruar

58
0
Shares

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla ka ngritur shqetësimin mbi nivelin e ulët të zbulueshmërisë së autorëve të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.
Po kështu Llalla denoncoi dhe mbajtjen jashtë të prokurorëve në asgjësimin e bimëve narkotike.
“Prokurorët nuk përfshihen në procesin e asgjësimit të lëndëve narkotike. Kjo është një problematikë që e kemi diskutuar edhe më herët. Në të gjitha rastet kur ka dyshime që provat materiale asgjësohen në mënyrë të kundraligjshme, të fillojnë hetimet. Në mënyrë të vazhdueshme është bërë publike se çdo ditë asgjësohen dhe sekuestrohen lëndë narkotike. Është detyrim ligjor i gjithsecilit prej nesh që të shoh këto raste dhe verifikojë dhe për t’i vendosur para përgjegjësisë ligjore shkelësit. Lënda narkotike do të asgjësohet në prani të prokurorit. Ju kërkoj se në të gjitha rastet kur ka dyshime që prova materiale asgjësohet në mënyrë të paligjshme do të nisin verifikimet dhe hetimet. Nëse kjo lëndë narkotike nuk asgjësohet siç duhet, shkelësit para përgjegjësisë. Kjo është e re që vjen në vendin tonë. Prokurorë të caktuar në shkelje të normave procedura kanë filluar të shpërdorojnë detyrën e tyre. Kemi pasur një rast kur një prokuror në mënyrë të kundërligjshme kërkon pushimin e akuzave në Gjykatën e Lartë. Prokuroria e Përgjithshme do të ndjekë me vëmendje të gjitha rastet”, ka shprehur dyshimet e tij kryeprokurori Llalla gjatë prezantimit të rekomandimeve të Këshillit të Ministrave për Prokurorinë, ku merrte pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili.
Nga ana e tij ministri i Drejtësisë Petrit Vasili vlerësoi bashkëpunimin me Prokurorinë si efikas dhe të shpejtë.
“Pa asnjë hezitim mund të përcaktoja si një bashkëpunim efektiv, i shpejtë dhe efikas. E theksoj i shpejtë edhe efikas sepse shpejtësia gjëra më e rëndësishme në komunikimin tonë sepse zvarritja e procesit ka qenë në favor të kundërshtarëve tanë.
Unë kam gjetur një bashkëpunim shumë të mirë nga Prokuroria por dhe prokurorë të gjithë niveleve. Në rekomandimet prioritare që i kemi paraqitur qeverisë dhe që i ka miratuar.
Besoj që jemi në një situatë të re, që lidhet edhe me ndryshimet kushtetuese. Një nga elemente thelbësorë është forcimi i punës dhe rolit të prokurorisë si një organ i decentralizuar dhe me ndryshimet e reja i krijohen të gjitha hapësirat për të pasur një pavarësi të brendshme por në fund me një prokurori që gjithmonë e më shumë ka hapësira të pavarësisë do të thotë pavarësi nga politika”, tha Vasili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY