Arrestimi i djalit të Mehmet Shehut në Suedi për drogë, avokati tregon...

Arrestimi i djalit të Mehmet Shehut në Suedi për drogë, avokati tregon historinë e plotë

71
0
Shares

Pak më shumë se një muaj më parë në mediat suedeze doli lajmi që djali i ish kryeministrit, Mehmet Shehu, Skënderi ishte arrestuar në Malmoe me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike në shtëpi.

Skender Shehu

Avokat Idajet Beqiri, i cili mban lidhje të vazhdueshme me djalin e ish kryeministrit, ka bërë sot një sqarim në gazetën “Dita” ku tregon të gjithë të vërtetën e kësaj historie. Sipas tij Skënder Shehu kishte 18 muaj që nuk jetonte më në apartamentin që i ishte gjetur droga dhe se atë ia kishte dhënë me qira dy sirianëve.

“Skënder Shehu iu shpjegoi autoriteteve policore se është e vërtetë që ai është pronari i apartamentit ku organet e policisë suedeze kishin gjetur bimë të lëndës narkotike marijuanë, por ai kishte plot 18 muaj që nuk kishte hyrë në banesën e tij. Kjo për faktin se ai këtë apartament e kishte dhënë me qera te dy shtetas siranë, përkundrejt një kontrate qiradhënie të përpiluar para noterit publik në Malmoe”, shkruan Idajet Beqiri. Sipas tij “autoritetet policore brenda dy ditëve bënë verifikimet e sakta te noteri dhe më gjerë, dhe e lanë të lirë Skënder Shehun, duke i kërkuar gjithashtu të falur”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY