Një grua ka tentuar të hyjë me çdo kusht brenda SPAK duke kapërcyer gardhin e oborrit pasi u ndalua tek porta e jashtme.
Ndërhyrja e rojeve të sigurisë ka bërë që ajo të nxirret jashtë, por edhe më pas ka këmbëngulur duke tentuar sërish të hyjë.
Gjatë përplasjes me efektivët e sigurisë, gruaja ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakes së Kurbinit, Majlinda Cara, për të cilën pretendoi se i ka tjetërsuar dhe marrë pronat.
Ajo ka artikuluar me zë të lartë pretendimet e saj, duke kërkuar gjithashtu krijimin e një “qeverie teknike” dhe duke kërkuar të takojë drejtuesit e SPAK.a.b





