Fier, qëllohet për vdekje me armë zjarri 35-vjeçari nga i biri...

Fier, qëllohet për vdekje me armë zjarri 35-vjeçari nga i biri 8 vjeç

60
0
Shares

Një 35 vjeçar është qëlluar aksidentalisht për vdekje me armë gjahu nga djali 8 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mesditen e sotme në fshatin Vlosh i Roskovecit.

Viktima është Karafil Rrapushi dhe sipas policisë, ai ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale, pasi është qëlluar nga djali i tij 8 – vjeçar, me iniciale F. Rr..

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, ku fillimisht policia e Fierit është njoftuar se, në pyllin e fshatit Vlosh, Rroskovec, Fier, ujku kishte ngrënë një person, i cili më pas kishte gjetur vdekjen.

Më pas nga policia ka zbuluar dhe dinamikën e vërtetë të ngjarjes.

Karafil Rrapushi ka dalë në pyllin e fshatit për të mbledhur bimë medicinale dhe është ulur për të pushuar, ndërkohë i biri ka marrë armën e gjahut dhe ka filluar të luajë dhe pa dashje ka realizuar shkrepjen, e cila ka shkaktuar vdekjen e viktimës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY