Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI/ U mor peng biznesmeni i ndërtimit në Tiranë, zbulohet kush është

13/04/2026
arrest

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni policor “Hijet” në Tiranë, ku rezulton se personi i marrë peng është biznesmeni i ndërtimit Florian Sula, 37 vjeç.

Policia e Tiranës finalizoi operacionin duke goditur një rast të rëndë të rrëmbimit dhe dhunës për qëllime përfitimi financiar. Në pranga janë vënë Hysen Neza, 33 vjeç dhe Kevin Neza, 25 vjeç, ndërsa një bashkëpunëtor i tyre, 28-vjeçari J. N., është shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, më 31 mars 2026, tre të dyshuarit e kanë marrë me forcë biznesmenin në automjet dhe e kanë mbajtur për disa orë në një ambient në Xhafzotaj, ku e kanë kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij për ta detyruar të jepte një shumë parash.

Ngjarja u zbulua pas kallëzimit të bërë nga vetë viktima, çka çoi në ndërhyrjen e strukturave të Hetimit të Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe njësinë “Shqiponja”.

Gjatë operacionit u sekuestruan 5 automjete, 5 telefona celularë, një shumë parash dhe sende të tjera të kundërligjshme që dyshohet se janë përdorur në këtë aktivitet kriminal.

Policia vijon punën për kapjen e personit të tretë të përfshirë dhe për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Po ndodh

Itali, arrestohet trafikanti shqiptar i 1 kg kokain, si u tradhtua nga aplikacioni

ITALI/ I kapen 3 shqiptarëve afro 500 mijë euro kokainë

29/05/2026
Dronët rusë godasin në Rumani, 2 të plagosur. Reagon edhe NATO

Dronët rusë godasin në Rumani, 2 të plagosur. Reagon edhe NATO

29/05/2026
Dhëndrri i Trump nxjerr fotot e ëndrrave në Sazan dhe Zvërnec

Rama: Toka në Zvërnec është private, nuk e fal shteti

29/05/2026
Berisha, PD pas rithemelimit, parti e kultit te anetarit te partise

Kuvendi Kombëtar i PD, mësohet slogani dhe axhenda e së shtunës

29/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Itali, arrestohet trafikanti shqiptar i 1 kg kokain, si u tradhtua nga aplikacioni

ITALI/ I kapen 3 shqiptarëve afro 500 mijë euro kokainë

29/05/2026
Dronët rusë godasin në Rumani, 2 të plagosur. Reagon edhe NATO

Dronët rusë godasin në Rumani, 2 të plagosur. Reagon edhe NATO

29/05/2026
Dhëndrri i Trump nxjerr fotot e ëndrrave në Sazan dhe Zvërnec

Rama: Toka në Zvërnec është private, nuk e fal shteti

29/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.