Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka konfirmuar se negociatat mes SHBA-së dhe Iranit të zhvilluara në Islamabad të Pakistanit kanë përfunduar pa arritur një marrëveshje për paqe.

Pas më shumë se 21 orësh bisedime intensive, të cilat konsideroheshin me rëndësi të lartë për uljen e tensioneve dhe përfundimin e konfliktit, palët nuk arritën të gjenin një kompromis. Në një konferencë të shkurtër për mediat, Vance deklaroi se, megjithëse pati diskutime thelbësore, mungesa e dakordësisë mbetet një zhvillim negativ.

“Patëm diskutime të rëndësishme me palën iraniane. Ky është lajmi i mirë. Por lajmi i keq është se nuk arritëm një marrëveshje, dhe kjo është më shumë në dëm të Iranit sesa të Shteteve të Bashkuara,” u shpreh ai.

Sipas Vance, pika kyçe e ngërçit ishte refuzimi i Iranit për të pranuar kushtet e vendosura nga SHBA. Ai theksoi se Uashingtoni ka paraqitur një ofertë të qartë dhe përfundimtare, duke lënë të hapur mundësinë që pala iraniane ta shqyrtojë atë në vijim.

Në fokus të negociatave ka qenë veçanërisht programi bërthamor i Iranit. Vance nënvizoi se objektivi kryesor i administratës së Donald Trump është ndalimi i Iranit për të zhvilluar apo zotëruar armë bërthamore, si në të tashmen ashtu edhe në të ardhmen.

Ai bëri të ditur se presidenti Trump ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në procesin e negociatave, duke zhvilluar komunikime të shpeshta gjatë gjithë bisedimeve.

Ndërkohë, Vance vlerësoi rolin e Pakistanit si vend pritës, duke falënderuar kryeministrin Shehbaz Sharif dhe drejtuesit ushtarakë për angazhimin në lehtësimin e dialogut, duke theksuar se dështimi i marrëveshjes nuk lidhet me palën pakistaneze.

Negociatat në Islamabad konsideroheshin si një përpjekje e rëndësishme diplomatike për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve në rajon, ndërsa mbetet e paqartë nëse palët do të rikthehen sërish në tryezën e bisedimeve në të ardhmen.

Po ndodh

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.