80 mijë dollarë për foton me Obamën, PD padit Ramën për pastrim...

80 mijë dollarë për foton me Obamën, PD padit Ramën për pastrim parash

63
0
Shares

Një rrjedhë tjetër ka marrë çështja e fotos së Edi Ramës me presidentin e SHBA-së, Barack Obama e cila është realizuar në tetor të vitit 2012. Pas pranimit të akuzave nga shqiptaro-amerikani, Bilal Shehu se kishte paguar 80 mijë dollarë për të marrë biletat në aktivitetin e Obamës, Partia Demokratike në Tiranë ka vendosur që të padisë kryeministrin. Burime pranë PD­së bëjnë me dije se kallëzimi do të bëhet për akuzën e mashtrimit dhe pastrimit të parave. Rama akuzohet se, bashkë me një qytetar me shtetësi greke si dhe me Bilal Shehun kanë marrë pjesë në një takim për mbledhje fondesh për fushatën e Obamës, kanë paguar 80 mijë dollarë.Bilal Shehu ka pranuar në Nju Xhersi se ka paguar 80 mijë dollarë në aktivitetin që mundësoi foton me Edi Ramën. Ai e ka pranuar akuzën zyrtare të prokuroreve federale për pagesën e 80 mijë dollarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY