Ndërron jetë vogëlushja Ana, që i bëri të gjithë për vete në...

Ndërron jetë vogëlushja Ana, që i bëri të gjithë për vete në “Fundjavë Ndryshe”

113
0
Shares

Ana ishte një vogëlushe që ja rrëmbeu të gjithëve zemrën kur historia e familjes së saj u bë publike nga nisma “Fundjavë ndryshe”.

Një familje e rritur mes mjerimit e varfërisë, në rrugën e vjetër të Qelqit në Kombinat. Por, ashtu mes skamjes, fytyrat e tyre ishin të qeshura e mjaft mikpritëse. “Fundjavë ndryshe” u gjend pranë kësaj familje në muajin shkurt, ku me ndihmën e dhënë solli lumturi mes tyre. Çifti simpatik i ekranit Turjan Hyska dhe Orinda Huta u bënë pjesë e “Fundjavë Ndryshe” duke ndihmuar me ushqime, veshje e lodra këtë familje. Por më kryesorja për ta, ishte shtëpia e re që “Fundjavë ndryshe” i dhuroi.

Më e vogla e shtëpisë, Ana, tashmë kishte krevatin e saj të bukur për të fjetur, dhe e gjithë shtëpia u rikonstruktua në muajin mars. Por gjatë ditës së djeshme familja ka përjetuar një tronditje të fortë. Vogëlushja e tyre, Ana u nda nga jeta pasi ra nga lartësia e banesës, pa u kuptuar nga familjarët e tjerë.

Lajmin tragjik e ka bërë të ditur Ilir Hoxholli, nismëtar i “Fundjavë Ndryshe”, që e çeli këtë fushatë nën sloganin “Bamirësia nuk të varfëron”.Hoxholli është praktikant i besimit islam, e në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit lutjet e tij nuk mund të ishin tjetër, veçse që shpirti i të voglës të prehet në paqe.

“Anën e vogël e mori Zoti lart…Të Zotit jemi tek Ai do të kthehemi.U prehsh ne paqe shpirti vogël Tashmë je në kujdesjen e Zotit në Parajsë!”, shkruan ai.

Ana ishte 8 vjeç, por vuante nga sëmundja e autizmit dhe kishte zhvillimin si një fëmijë 1-vjeçar.

Në përfundim, Hoxholli nuk lë mënjanë faleminderit për qytetarët e thjeshtë që ndihmuan familjen… “për përkujdesjen ndaj Anës që në këtë botë…Zoti ju shpërbleftë!”, përmbyll ai.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY