Rama e ka shndërruar parlamentin në leckën e tij, nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë, tha sot kreu i PD, Sali Berisha.
DEKLARATA/ Çdo gjë që dëgjoni të dashur qytetarë vjen nga fakti se Edi Rama e ka shndërruar këtë parlament në një leckë të veten, në të cilin nuk respektohet asnjë ligj, asnjë rregull, as Kushtetuta, asgjë tjetër përveçse interesave të tij.
Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë që shqiptarët të ngrihen në këmbë dhe mbarë bota për imunitetin e Lubi Ballukut, e cila në të vërtetë nuk ishte gjë tjetër veçse noterja e vjedhjeve të Edi Ramës, që vidhte bashkë me të, dhe ajo është sot me mandat.
Është edhe një tjetër këtu, një Olta Xhaçka, dy herë ka vendosur Gjykata Kushtetuese për ndërprerjen e mandatit të saj, Komisioni i Venecias ka marrë të njëjtin vendim.
Ju garantoj unë këtu zonja secila prej jush do kishte fluturuar me kohë nga parlamenti po të kishte qenë rasti, po Olta jo, se Olta është e rrethit familjar.
Këtu është problemi.
Ndaj dhe debatet shtyhen, nuk mund të shtyhen debatet mor zotëri, kanë afate kushtetuese.
Nuk negociohen interpelancat, kanë afate ligjore kushtetuese.
Por shtyhen se Edi Rama nuk do parlament.
Sepse në këtë parlament, qytetarët presin transparencën e vjedhjeve të tij.
Vetëm AKSHI i dy Lindave është botëror. Ajo e gjora Mirlindë me katër apartamente e vila, por ju nuk guxoni ta shqiptoni atë.
Prandaj dhe e shndërroni parlamentin në një hiç, e shumëzoni me zero.
Dilni këtu pa asnjë rregullore, pa asnjë gjë, nuk e respektoni as Kushtetutën në asnjë nen që takohet me parlamentin.
Si ka mundësi?
Si ka mundësi të jeni kaq të dobët para ligjit, para Kushtetutës?
Vetëm e vetëm për një njeri.
Secili prej jush, çfarë kujtoni se këta që janë këtu, këta do kishin marrë udhë me kohë, Lubia jo se ka 25 vjet me regjistër me të.
Sigurisht që e shtytë debatin për integrimin, nuk mund ta bënit, se ishte debati këtu për Lubinë dhe ju nuk donit të hapej kurrë ai debat.r.p




