Artur Bego
Policinë e Rinasit e kanë marrë më sysh…!
Ndryshe nuk ka mundësi që brenda një jave ajo të demonstrojë dy standarde, e thënë edhe ca më ndryshe, ta nisë javën me sukses e ta mbyllë me dështim…
Sa për kujtesë, jo më larg se e hëna e kësaj jave, policia e Rinasit, ndryshe nga ç’përmendej më parë thjesht dhe vetëm si “toponim”, u përmend për diçka “madhore”…
Në kohë rekord kjo polici, si rrallë ndonjëherë, arriti të ndalojë Jamarbër Malltezin dhe të zbardhë “tentativën për vrasje” prej tij, të Taulant Ballës…, me hamburger… Ngjarja merr vëmendjen dhe rëndësinë e merituar, kur mëson se bëhet fjalë për një “krim” të ndodhur në aeroportin e Romës…, dhe të zbardhur në Rinas…
Kaq…!
Ju rrit mendja a e morën më sysh…, nuk dihet….!
Por prej më se 24 orësh, kjo polici nuk po zbardh dot atë që i ndodhi për katër minuta në pistën e aeroportit të saj… Jo që nuk ndaloi dot grabitësit që hynë e dolën sipas qejfit, por as nuk po di të thotë diçka për identitetet e mundshme të grabitësve dhe drejtimin e lëvizjes së tyre…
Do të pyes ndokush…, “si shpjegohet kjo diferencë në sjelljen e policisë së Rinasit?”.
Përgjigja është e thjeshtë…, “Jamarbër Malltezi ju shkoi vetë, se nuk do thyente portat e gardhit të aeroportit, për tu arratisur!”.
Se mos nuk i shkuan vetë edhe grabitësit policisë së Rinasit, dhe nuk i ndaluan ata…
Dhe pastaj…, as Erion Braçe nuk do të rrinte pa reaguar fort…, “mbahu vëlla”… Këtë herë jo për Taulant Ballën…
Por as kryepolici i Tiranës Ervin Hodaj nuk do të ishte i vetmi “guximtar” që pas 24 orësh do të dilte para medieve dhe do të rrekej të fajësonte për grabitjen ca akronime si TIA, ICTS apo, AAC…, në vend të emër/mbiemrave të grabitjes së tretë të shumave të konsiderueshme bankare…, në 18 muaj…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/