Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mazhoranca refuzon dy kërkesa të opozitës për hetim parlamentar

07/04/2026
PS tërhiqet përkohsisht nga ‘shkarkimi’ i PD si bashkëkryetar të reformës territoriale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mazhoranca rrëzon kërkesat e opozitës për komisione hetimore mbi tenderat e rrugëve dhe AKSHI-n

Mazhoranca socialiste rrëzoi këtë të martë në Konferencën e Kryetarëve dy kërkesa të deputetëve të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, që synonin shqyrtimin e shkeljeve të dyshuara ligjore në tenderat e rrugëve dhe në sektorin e teknologjisë së informacionit. Të dyja këto fusha janë aktualisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Partia Demokratike kishte kërkuar ngritjen e një komisioni për të hetuar ligjshmërinë e tenderave të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, duke marrë shkas nga dëmtimet e konstatuara në disa akse rrugore të ndërtuara së fundmi. Një tjetër komision hetimor ishte propozuar për të shqyrtuar çështjet e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, pas hetimeve të SPAK për një aferë korruptive në tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Në kuadër të këtij hetimi, SPAK ka goditur një grup të dyshuar kriminal në krye të AKSHI-t dhe ka vendosur nën akuzë tetë persona për disa vepra penale, mes tyre edhe drejtoreshën e agjencisë, Mirlinda Karçanaj. Sipas hetimeve, Ergys Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiraj dyshohet se kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, duke përdorur edhe metoda presioni ndaj operatorëve ekonomikë.

Sipas opozitës, kjo çështje ngre shqetësime serioze për sigurinë kombëtare, pasi AKSHI është një nga institucionet më sensitive në vend për shkak të administrimit të të dhënave kritike. Demokratët kërkuan hetim parlamentar për të verifikuar aksesin dhe menaxhimin e të dhënave nga operatorët ekonomikë që kanë fituar kontrata me këtë agjenci.

Nga ana tjetër, socialistët i cilësuan kërkesat e opozitës si të pambështetura ligjërisht dhe si një ndërhyrje në proceset e drejtësisë. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi pas mbledhjes se komisionet hetimore parlamentare nuk duhet të “ndërhyjnë në pushtetin gjyqësor” dhe se çdo kërkesë duhet të ketë një objekt të qartë dhe të përcaktuar.

Për çështjen e tenderave të rrugëve, Balla u shpreh se formulimi i kërkesës i ngjan një “ekspedite peshkimi”, pa një rast konkret për hetim. Ndërsa për AKSHI-n, ai theksoi se parlamenti nuk duhet të ndërhyjë në një proces që po hetohet nga organet e drejtësisë.

Ky argument është përdorur vazhdimisht nga mazhoranca socialiste për të refuzuar kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore.

Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e cilësoi rrëzimin e kërkesave si një tregues të “urrejtjes politike” të mazhorancës, duke theksuar se po bllokohet çdo instrument parlamentar që opozita ka në dispozicion për të kontrolluar qeverinë.

Po ndodh

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

10/04/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

10/04/2026
Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

10/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

10/04/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

10/04/2026
Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

10/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.