Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Iluzionistët e Brukselit

07/04/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në 30 mars në qendrën e konferencave Nieuwspoort në Hagë, drejtori i përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian z. Gert-Jan Koopman, panelist në debatin “Hollanda dhe Europa mes blloqeve të fuqive botërore” foli për ecurinë e zgjerimit të BE. Për Shqipërinë ai tha se “po bëhen reformadhe po shënohet një përparim pa precedent; kemi kaluar nga zero në hapjen e të tërë kapitujve brenda një viti, pra me shpejtësi të paimagjinueshme. Pritshmëria e Shqipërisë ështëmbyllja e kapitujve brenda v2027 çka sugjeron se do e ruajnëritmin e reformave”.

Dy ditë më vonë COELA ose “Grupi i punës për Zgjerimin në Këshillin e BE” (pra i përbërë nga shtetet anëtare) refuzoipropozimin e Komisionit Europian për të aprovuar IBARin(raportin e ndërmjetëm vlerësues të treguesve) e Shqipërisë, i cili do të lejonte avancimin e negociimit të kapitujve dhe eventualisht mbylljen e tyre. Nëntë shtetet anëtare qëkundërshtuan (Austria, Bullgaria, Finlanda, Gjermania, Greqia, Holanda, Luksemburgu, Polonia, Suedia) paraqitënmotive të ndryshme nga abuzimet me fondin IPARD tek atome pronat por leitmotiv i përbashkët ishte dosja Balluku: mbrojtja me imunitet parlamentar që KM Rama e mazhorancai dha të pandehurës si dhe p/ligji që mbron a priori qeveritarëtnga veprimi i gjyqësorit në rast dyshimi për kriminalitet.

Kontrasti midis deklaratave optimiste të z. Koopman dhe qëndrimeve argumetuese jo-pozitive të një grupi shteteshanëtare, të cilët përbëjnë një shumicë bllokuese në Këshill, është i dukshëm. Ky kontrast ka nevojë të shpjegohet.

Së pari lipset të themi se premisa e 9 shteteve anëtare është e vertetë. Ata e shprehin në gjuhën profesionale të zyrtarëve të tyre si “progres i pamjaftueshëm për një IBAR pozitiv”. Kush jeton në Shqipëri dhe ka dy pare mend e një fije ndershmërie do e formulonte ndryshe konstatimin: p.sh. Shqipëria ndodhet në një regjim autoritar e kleptokratik (RAK) me elemente të mbetur pluralizmi në politikë e media dhe që nuk ka fare lidhje me parimet e vlerat themelore të Europës. Këtë konstatim tashmë e pranojnë publikisht ose privatisht edhe ata që përkrahin partinë në pushtet dhe përfitojnë nga regjimi (një pjesë syresh ja vë fajin për këtë shoqërisë, opozitës, medias, ndëkombëtarëve e kujtdo tjetër përveçse partisë në pushtet e shefit të saj). Ndërkohë që gabimisht kritika fokusohet tek korrupsioni i zyrtarëve, i cili është vetëm një pasojë, vetëmnjë nga pasojat, e kapjes së shtetit. Kjo e fundit po ilustrohet me shembuj ngjethës nga rasti AKShI: sipas të dhënave operative bandat që kontrollonin sistemet informatike shtetërore manipulonin sistemin kufitar TIMS në mënyrë që persona në kërkim të kalonin kufirin pa problem; apo që magjistratëve nën veting t’u “zhdukeshin” pronat “e tepërta” në Kadastër, prona që rishfaqeshin në sistem mbas konludimittë suskesshëm të vetingut. Kundrejt këtyre rasteve vjedhja e 20 apo 30 milionë euro taksapará zbehet.

Së dyti konstatimi i gjendjes në Shqipëri me gjuhë diplomatike apo direkte e ekspozon prezantimin e Koopman-it si jo-realist, iluzionist e propagandist. Praktikisht ai po i shet sapunin për djathë Këshillit dhe Parlamentit Europian (të cilët duhet të vendosin për propozimet e Komisionit) dhe, meqë flet publikisht, edhe opinionit publik në BE e në Shqipëri.

Së treti: Koopman nuk është i vetëm në Komisionin Europian me të tilla sendërgji; nëse ju kujtohet tre javë mbas marrjes së pandehur të Ballukut ambasadori i BE në Tiranë z. Gonzato i pyetur në Top Channel për rastin foli vetëm parimin e “prezumimit të pafajsisë” dhe aspak për përgjegjësië shtetërore, llogaridhënien e pushtetit, qeverisjen e mirë dhe besimin e publikut. Pak ditë mbasi Gjykata e pezulloi Ballukun nga detyra Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos tha se reagimi i qeverisë ishte i duhuri (një ditë më parë KM Rama në prani të saj deklaroi se do e ankimonte pezullimin në Gj. Kushtetuese). Mbasi IBARi u vu në pikëpyetje (fund dhjetori 2025) këta të fundit po e relativizojnë korrupsionin/kriminalitetin zyrtar jo si përgjegjësi penale individuale e ofiqarit përkatës por si problem i (mos)reagimit shoqëror.

Së katërti: Komisioni Europian nuk e ka për herë të parë kontrastin me Këshillin e Parlamentin Europian në vlerësimin e Shqipërisë. Deri në vitin 2019 Komisioni propozoi tre herë çeljen e negociatave por pa sukses. Deputetë gjermanë të CDU kishin ardhur disa herë në Shqipëri në misione fakt-mbledhëse dhe kishin konstatuar një situatë tjetër nga cfarë e paraqisnin progresraportet bojë rozë të Brukselit. Këtu marrin zanafillën “9 kushtet e Bundestagut” që në vijim u bënë “15 kushtet e Këshillit Europian” dhe u konfirmuan në rezolutën Shqipëria 2020 të Parlamentit Europian.

Së pesti edhe më e rëndësishme është pyetja pse sillet kështu Komisioni Europian. Përgjigja më e thjeshtë është gjeopolitika e re. Padyshim që kjo ka rolin e vet por të mos harrojmë se kjo sjellje, siç u tha më lart, është demonstruar tek ne vite përpara kundër agresionit të Putinit kundër Ukrainës. Më me gjasë motivi është nevoja politike e Komisionit për një histori suksesi të vetën e cila do të justifikonte punën, investimin dhe veten si institucion. Edhe kur realiteti nuk është i tillë ai thjesht injorohet dhe përmes fuqisë burokratike dhe me cinizëm krijohet një realitet paralel e virtual. Kuptohet me dëme jo të vogla të vlerave europiane në shtetet kandidate.

Së fundmi kjo sjellje e Komisionit reflektohet edhe tek qeveria. Insistimi miop e vetësiguria e Komisionit për çeljen e negociatave bënë që KM Rama në v2018 të shpërndante dekorata disa ambasadorëve shqiptarë e të hapte shampanjë duke u bërë qesharak, ndërkohë që negociatat u çelën vetëmmbas shtatë vjetësh. Po kështu aktualisht KM, ministri e kryenegociatorja në debatet publike mohojnë me zell të paepur që ka probleme apo vonesa me BE duke ju referuar shpesh deklaratave a la Koopman. Por këto janë lule kur mendon se iluzionet e Brukselit fatkeqësisht mund të shërbejnë si inkurajim për më shumë Ballukë dhe Agasë në Tiranë.

Genc Pollo, President i Paneuropa-Shqipëri

Po ndodh

Trondit dekorata e Ramës për Bardhyl Agasin, babain e Ergysit

Trondit dekorata e Ramës për Bardhyl Agasin, babain e Ergysit

26/05/2026
Moeller dhe Hykaj, një botim me vlerë të madhe për literaturën financiare në Shqipëri

Moeller dhe Hykaj, një botim me vlerë të madhe për literaturën financiare në Shqipëri

26/05/2026
SPAK-Antimafia italiane, aksion kundër pastrimit të parave, 14 masa sigurie në Itali dhe Shqipëri

Ergys Kastrati alias “Bishnja” dhe Igli Kamberi në krye të grupit, hetimi që nisi në Murriqan

26/05/2026
SPAK-Antimafia italiane, aksion kundër pastrimit të parave, 14 masa sigurie në Itali dhe Shqipëri

SPAK-Antimafia italiane, aksion kundër pastrimit të parave, 14 masa sigurie në Itali dhe Shqipëri

26/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Trondit dekorata e Ramës për Bardhyl Agasin, babain e Ergysit

Trondit dekorata e Ramës për Bardhyl Agasin, babain e Ergysit

26/05/2026
Moeller dhe Hykaj, një botim me vlerë të madhe për literaturën financiare në Shqipëri

Moeller dhe Hykaj, një botim me vlerë të madhe për literaturën financiare në Shqipëri

26/05/2026
SPAK-Antimafia italiane, aksion kundër pastrimit të parave, 14 masa sigurie në Itali dhe Shqipëri

Ergys Kastrati alias “Bishnja” dhe Igli Kamberi në krye të grupit, hetimi që nisi në Murriqan

26/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.