EURO 2016/ Uellsi befason, dërgon Belgjikën në shtëpi pas fitores 3 –...

EURO 2016/ Uellsi befason, dërgon Belgjikën në shtëpi pas fitores 3 – 1

62
0
Shares

Uellsi trondit Belgjikën, Robson Kanu bën përmbysjen e madhe, duke shënuar një gol në minutën e 55-të, duke e çuar rezultatin në 2 – 1, ndërsa në minutën e 86 Vokes me një goditje të bukur me kokë, “vulos” kualifikimin.
Pjesa e parë është mbyllur në paqe, me rezultatin 1 – 1.
Në minutat e para të ndeshjes, belgët bënë tri goditje brenda pak sekondave, por asnjëra nuk përfundoi në portë, duke vërtetuar kështu mbrojtjen e hekurt që ka Uellsi.
Belgjika ka kaluar në epërsi në minutën e 13-të. Ishte mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, ai që shpërtheu portën uellsiane, duke shënuar një prej golave më të bukur në këtë Kampionat Evropian.
Mesfushori i Romës shënoi një gol nga 30 metra distancë, me një goditje shumë të fuqishme.
Uellsi ka barazuar rezultati në 1 – 1, me një gol me një gol me kokë të Ashley Williams, në minutën 31.
Në ndeshjen e fundit Uellsi mundi 1 – 0 Irlandën e Veriut, ndërsa Belgjika “shkatërroi” 4 – 0 Hungarinë.
Statistikat: Si Uellsi po ashtu edhe Belgjika mund të rikthehen në gjysmëfinale të kampionatit europian pas 36 vitesh, hera e tyre e fundit ishte në kampionatin europian që u zhvillua në Itali në vitin 1980.
Për gjysmëfinale Uellsi do të ndeshet me Portugalinë, e cila dje eliminoi Poloninë me 11-metërsha.

Formacionet


Uellsi: Hennessey (G), Gunter, N. Taylor, Davies, Chester, A. Williams, Allen, Robson-Kanu, Ramsey, Bale, Ledley


Belgjika: Courtois; Meunier, Alderweireld, Denayer, J. Lukaku; Witsel, Nainggolan; Carrasco, De Bruyne, Hazard; R. Lukaku.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY