Kryesia e Partia Demokratike e Shqipërisë ka marrë një sërë vendimesh për riorganizimin e partisë gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të hënë, më 16 mars.
Sipas vendimeve të marra, zgjedhjet për kryetarin e partisë do të zhvillohen më 23 maj, ndërsa dy javë më vonë, më 6 qershor, do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i demokratëve.
Kryesia ka përcaktuar gjithashtu edhe një afat për procesin e ristrukturimit në bazë. Është vendosur që deri më 30 prill të përfundojë zgjedhja e kryesive të degëve të partisë në të gjithë vendin.
Deri tani, kryetari aktual i partisë, Sali Berisha, ka bërë të ditur publikisht se do të jetë sërish kandidat në garën për drejtimin e Partisë Demokratike.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë, Berisha u ndal kryesisht te akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar edhe çështjen e vendimit që lidhet me zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Ndërkohë, në mbledhje u vendos edhe ngritja e një grupi pune, i cili do të merret me hartimin dhe miratimin e disa ndryshimeve statutore brenda Partisë Demokratike, në kuadër të procesit të riorganizimit të strukturave të saj.a.b




