Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin

09/03/2026
Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin
Share on FacebookShare on Whatsapp


Kreu i PD, Sali Berisha u bëri thirrje sot intelektualëve të përfshihen në përballjen me regjimin. Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja juaj po e ndihmon regjimin, deklaroi Berisha.

DEKLARATA/ Në këtë kuadër unë kam një thirrje të veçantë, në radhë të parë për çdo intelektual shqiptar, të dalë nga guaska e konformizmit të tij. Të mos harrojë kurrë se ai investim i madh që kanë bërë shqiptarët për shkollimin e tij, që kanë bërë prindërit e tij për shkollimin e tij, ka qenë para së gjithash dhe mbi të gjithë që ai të jetë, pavarësisht nga profesioni, të jetë një avokat i pamposhtur i interesave të kombit të tij, i interesave të shoqërisë së tij, i interesave të publikut.
U drejtohem me këtë rast dhjetëra mijëra mësuesve, mjekëve, inxhinierëve, ekonomistëve, juristëve të këtij vendi, konformizmi me këtë regjim është mëkati më i madh i jetës.
Nënshtrimi ndaj këtij regjimi është një gabim i pafalshëm.
Asnjë njeri nuk duhet dhe nuk mundet të konformohet dhe të pajtohet me këto që ndodh.
Por para së gjithash dhe mbi të gjithë, ju banorët e shtëpisë së dijes, anëtarët e inteligjencës së këtij kombi, i keni shumë të mëdha përgjegjësitë ndaj tij.
Ju nuk mund të konfirmoheni sepse asnjëri prej jush nuk thotë dot se nuk e kuptoj dot se çfarë po ndodh.
Secili prej jush e ka të qartë se kreu i regjimit po përdor mazhorancën e krimit, po përdor mandatet e krimit si parzmore për të mbrojtur veten e tij nga vjedhjet që u ka bërë qytetarëve.
Asnjëri prej jush nuk mund të pajtohet sepse ju më mirë se të gjithë të tjerët, e keni të qartë se me këto akte, kreu i organizatës kriminale, Edi Rama po mbyll dyert e Europës për shqiptarët, po shkatërron ëndrrën më të bukur që nga Rilindja kombëtare gjer sot të kombit tonë, ëndrrën europianë.
Asnjë prej jush nuk mund të pretendojë se nuk e kupton se kur shkelet Kushtetuta, kur drejtësia asgjësohet, nuk ka më shtet, por ka një bandë, ka një parashtet.
Nuk ka më ecje përpara, por ka kthim në të shkuarën.
Ndaj dhe kudo që jeni, në orët e mësimit, tek shtrati i të sëmurit, në zyra, në ndërmarrje, në fabrika dhe në çdo vend, ju duhet të bëheni dalëzotësit e vendit tuaj.
Dhe mos harroni se heshtja juaj është mbështetje e fuqishme, është mbështetja më e fuqishme për kreun e organizatës kriminale që të vazhdojë rrënimin e shkollave tona, rrënimin e arsimit tonë, shkollimit të fëmijëve tanë.
Që të vazhdojë spastrimin etnik tuajin, të intelektualëve.
Që të vazhdojë rrënimin e spitaleve tona, shkatërrimin e sistemit të shëndetësisë.
Mos harroni se qëndrimi në pushtet ndihmohet më shumë se çdo gjë tjetër nga heshtja juaj.
Ndaj dhe dilni në shesh.m.k

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, në spital përfundon një shtetas turk

09/03/2026
BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund të 2022

Von der Leyen: Rendi i vjetër botëror ka marrë fund, Ballkani Perëndimor duhet të afrohet me BE-në që tani

09/03/2026
Blushi kundër Erdoganit, Qeveria të refuzojë luftën ndaj Gylenit

Shqipëria dënon sulmin me raketa të Iranit ndaj Turqisë

09/03/2026
Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin

Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin

09/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, në spital përfundon një shtetas turk

09/03/2026
BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund të 2022

Von der Leyen: Rendi i vjetër botëror ka marrë fund, Ballkani Perëndimor duhet të afrohet me BE-në që tani

09/03/2026
Blushi kundër Erdoganit, Qeveria të refuzojë luftën ndaj Gylenit

Shqipëria dënon sulmin me raketa të Iranit ndaj Turqisë

09/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.