SKANDALI II/ Dy persona thyen perimetrin e sigurisë, hynë në pistën e...

SKANDALI II/ Dy persona thyen perimetrin e sigurisë, hynë në pistën e Rinasit

57
0
Shares

Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me perimetrin e sigurisë së Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” kur kanë kaluar dy ditë nga grabitja e një shume të konsiderueshme parash të një banke të nivelit të dytë.

Kështu, burime brenda Policisë tregojnë për “Panoramën” se para disa javësh, dy persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, arritën që të thyenin perimetrin e sigurisë së aeroportit.

Personat në fjalë ishin në këmbë, pa automjet, por arritën që të kapërcenin rrethimin e pistët dhe të hynin në të.

Ata u konstatuan nga ICTS-ja, e cila patrullon dhe pistën. Dy personat arritën deri te shkallët a acvionit, por u ndaluan pa hipur në të.

Gjatë seancës së marrjes në pyetje në Polici, dy personat dolën me një arsye disi të dyshimtë. Ata thanë se nuk kishin para të blinin biletë dhe se hynë në pistë për të kapur një avion dhe për të dalë jashtë vendit.

Kjo ngjarje nuk është bërë e ditur më parë dhe zbulohet nga “Panorama” vetëm pak ditë pas grabitjes spektakolare.

Nga kontrolli fizik, ushtruar dy personave në fjalë, nuk u gjet asnjë objekt i paligjshëm./Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY