Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rinas, policia kthehet në detyrë, merr në kontroll portën ku hynë grabitësit

02/07/2016
Rinas, policia kthehet në detyrë, merr në kontroll portën ku hynë grabitësit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy ditë më pas, nuk ka ende asnjë gjurmë të autorëve të grabitjes spektakolare të ndodhur të enjten ne zemër të aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend “Nënë Tereza” në  Rinas.
Ndryshe nga më parë, policia ka nisur ruajtjen nga jashtë vendit nga ku hynë agresorët.
Dy furgonë policie me efektivë të Ndërhyrjes së Shpejtë qëndrojnë përgjatë 24 orëve pak metra larg portës, e cila vazhdon të jete e rrethuar me shiritin e policisë edhe pse puna nuk është ndërprerë.
Nuk dihet se kjo masë sigurie është për faktin se tashmë kjo zonë është skenë krimi apo nga frika se një ngjarje e tillë mund të përsëritet.
Ndërkohë që nga hetimi deri tani ka rezultuar se gjithçka ka qenë e mirëmenduar, pasi autorët kanë qenë tepër të saktë në veprime, ndërkohë që janë zbuluar një sëre shkeljesh nga kompania e sigurisë së Rinasit, por dhe nga policia dhe administrata.
Shkeljet e konstatuara deri tani janë mungesa e monitorimit në derën hyrëse të karburanteve në aeroportit, futja e automjetit të blinduar pa shofer si dhe lënia hapur e dyerve të blindit deri në kasafortën e parave, gjë që i kanë mundësuar tre grabitësve të realizojnë me sukses planin e tyre.
Një tjetër shkelje që ka gjetur Prokuroria është edhe mosfunksionimi i alarmit.
Sistemi i sigurisë nuk ka dhënë sinjal as kur grabitësit prenë menteshat e derës me gërshërë metalike dhe u futën brenda në pistë.
Prokuroria e Krujës lëshoi 5 urdhër-arreste me akuzat e shpërdorimit të detyrës, ndërsa ka zbardhur edhe përgjegjësitë e secilit prej të arrestuarve.
Hetimet për këtë ngjarje i ka marrë në dorë Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi dyshohet se kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal.
Ndërkohë që Autoriteti i Transportit Auroportual, TIA, nuk ka pranuar te beje asnjë koment për ngjarjen ne respekt te hetimeve.
Ndërkohë  Prokuroria e Durrësit ka vene si shpërblim shumën 30 mijë euro për cilindo person qe jep informacion për ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.