Bashkëbisedimi i kreut të PD-së në çadër sot, sërish ka pasur në qendër reformën në drejtësi, që sipas Lulzim Bashës, me ndihmën e Sorosit, por tentohet kapja politike e drejtësie nga kryeministri Edi Rama.
Duke shprehur gatishmërinë për tu bërë pjesë e reformës, Basha ripërsëriti se pas qeverisë teknike, opozita do të jetë e gatshme të marrë përgjegjësitë e saj.
“Rama bashke me te paguarit e Soros ne Shqipëri, pavaresisht pasaportes se tyre, ben projektin e drejtesise se tyre te kapur per pushtetin e edi rames. Projekti i dyte ishte ai qe mbeshteti opozita ku qeverite dhe partite politike nuk mund te kene fuqi mbi drejtesine. Mbi nje vit e gjysme kjo beteje u luftua.
7 ligjet organike do kaloheshin me konsensus por Rama e shkaterroi kete marreveshje dhe 6 prej tyre i kaloi pa mbeshtetjen e opozites per te ushtruar pushtet mbi drejtesine. Ligji per vettingun dhe KLGJ e KLP dhe kater ligjet e tjera jan bere pa konsensusin e opozites dhe ka zerro shans qe PD te behet alibi per kapjen e drejtesise nga edi rama. Nuk ka mevoje te shtyjme vettingun pas zgjedhjeve. Me qeverine teknike PD eshte e gatshme te marre pergjegjesite kushtetuese ligjore qe sipas konsensusit te 21 korrikut ti hape rruge zbatimit te vettingut dhe reformes ne drejtesi”, u shpreh Basha midis të tjerave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/