EURO 2016/ Gjermani – Itali, pjesa e parë përfundon pa gola

EURO 2016/ Gjermani – Itali, pjesa e parë përfundon pa gola

69
0
Shares

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura pjesa e parë Gjermani – Itali.
Si Gjermania, ashtu edhe Italia e filluan ndeshjen shumë të kujdesshme në prapavijë, edhe për faktin se Lëv dhe Konte kishin hedhur në fushë formacione me 5 mbrojtës të mirëfilltë.
Ndaj për shumë minuta, pavarësisht një dominimi në kontrollin e topit nga Gjermania, munguan gjuajtjet në portë.
Lëv u detyrua që në minutat e para të bënte një zëvendësim në radhët e skuadrës së tij, për shkak të dëmtimit të Khedirës, duke hedhur në fushë në vend të tij Shvajnshtajgerin, i cili barazoi rekordin e Kloses me 37 ndeshje të luajtura në fazën finale të aktiviteteve madhore.
Ndeshja u ndez vetëm në minutat e fundit kur Myler nga njëra anë dhe Sturaro nga tjetra, nuk arritën të dërgonin topin në rrjetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY