FSHF reagon: Ja e vërteta e vjedhjes së dyqanit në “Fun Zone”

FSHF reagon: Ja e vërteta e vjedhjes së dyqanit në “Fun Zone”

78
0
Shares

Federata Shqiptare e Futbolli ka sqaruar gjithçka në lidhje me lajmin e vjedhjes së  fanellave në dyqanin zyrtar të FSHF.
Në faqen e saj zyrtare Federata njofton se shifra 120, nuk është aspak e vërtetë dhe se janë vjedhur vetëm 2 fanella nga 2 adoleshentë të cilët më pas janë kapur nga rojet e dyqanit e më pas janë arrestuar nga policia.

 

Sqarimi i plotë FSHF


fzFSHF dëshiron të informojë të gjithë të interesuarit në lidhje me incidentin e shumëfolur dhe keqinformimin që po qarkullon së fundmi mbi vjedhjen ditës së sotme.
Në dyqanin zyrtar të FSHF-së ngritur në Fan Zone në Sheshin Nënë Tereza, dy adoleshentë kanë vjedhur dy bluza të Kombëtares të cilat kanë qenë të ekspozuara në këtë pikë shitjeje.
Dy autorët janë kapur shumë shpejt nga forcat e shërbimit security ARB në Fan Zone.
Edhe nga bilanci menjëherë pas inventarit, konfirmohet e njëjta sasi objekt i këtij veprimi të dy adoleshentëve të cilët me sa duket nënvlerësuan rëndësinë dhe pasojat e idesë së tyre “guximtare”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY