Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë me një ofertë të re, sot, për zgjedhjen e Presidentit.
Referuar pretendimeve të mazhorancës, në dy raundet e para të djegura për zgjedhjen e presidentit, në pretekstin për pritjen e opozitës, Basha ka ironizuar këtë qëndrim, ndërsa ka shpalosur ofertën.
“Na thonë, ‘votat i kemi, po hajdeni të zgjedhim bashkë presidentin’. Njësoj si me thënë ‘paratë i kemi po hajdeni e blejmë bashkë’. A thua s epo blejnë ndonjë vic. Oferta ime për zgjedhjen presidentit është kjo, të ndryshojmë Kushtetutën, presidenti të zgjidhet nga populli”, u shpreh Basha.
Më herët, duke ju referuar reagimeve të personaliteteve dhe medieve ndërkombëtare, Basha evidentoi problemin shqetësues të drogava dhe trafikimit të tyre.
“’Forbes’, media boterore prestigjoze thote: Edi Rama nderton nje nderrmarje kriminale ne vend qe e ka kthyer vendin ne qendren e krimit dhe droges.
‘Reporter’, media franceze shkruan: totalisht e pamundur te imagjinohet se pushtetaret nuk jane te perfshire nga gjendja dramatike e krimit dhe droges ne shqiperi.
Fakte te tilla ka perdite. Droga eshte jo vetem pergjegjesi politike por eshte projekti politik i tij. Si shpjegojet qe as ministri i drgoes qe hoqi apo tjetrin qe vuri nuk zbarojne procedurat e sekuestrimit te droges. 2.5 milion rrenje te shkaterruara. Ku jane procesverbalet? Kjo eshte industria shteterore e droges. Ja tha edhe prokurori i pergjithshem. Prokuroret nuk marrin pjese ne asgjesimin e droges, si e kerkon ligji. Ai nuk e asgjeson por e shet drogen sepse ajo ka vetem nje pronar, Edi Ramen”, u shpreh Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/