EMRAT/ Itali, policia shkëmben zjarr, arrestohen dy anëtarë shqiptarë të bandës së...

EMRAT/ Itali, policia shkëmben zjarr, arrestohen dy anëtarë shqiptarë të bandës së hajdutëve

85
0
Shares

Policia italiane e provincës së Napolit në komunën e Frattaminore ka ekzekutuar gjatë orëve të natës operacionin e arrestimit në flagrancë të një bande grabitësish shqiptarë autorë të dhjetëra grabitjeve në këtë territor.
Dy prej tyre janë arrestuar e dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Shtetasit shqiptarë të arrestuar janë, Krenar Cami 31 vjeç e Mikel Goxha 26 vjeç. Për momentin hidhet dyshimi mbi emrin e vërtetët të shqiptarit Krenar Cami.
Katër shtetas shqiptarë anëtarë të kësaj bande, në bordin e një makine “Audi 6” u vunë në kurth gjatë natës nga forcat italiane të rendit ndërsa po tentonin të kryenin grabitjen e radhës.
Duke mos iu ndalur urdhrit të policisë banda e grabitësve aksidentoi me makinë dy oficer policie si dhe çau postbllokun e policisë në përpjekje për t’u larguar.
Vetëm pas shumë të shtënash me armë nga ana e policisë italiane makina “Audi A6” e banditëve është ndalur për shkak të dëmtimeve të marra në goma. Dy prej shqiptarëve që po udhëtonin me automjetin janë larguar në drejtim të paditur duke u shpallur persona në kërkim, dy shqiptarët e tjerë janë arrestuar.
furti-in-casa-660x330

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY