Ish-deputeti Mark Frroku është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg. Gjyaka rrëzoi sot akuzën për vrasje prej tij në Belgjikë, ndërsa e dënoi për pastrim parash, ndërtim pa leje dhe fshehje pasurie.
Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vjet burg.
Sipas organit të akuzës Frroku duhet të shpallej fajtor:
1 – Për akuzën: “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim”, kërkoi dënimin 17 vjet burgim.
2 – Për akuzën “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”, kërkoi dënimin 3 vjet burg.
3 – Për akuzën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kërkoi dënimin 15 vjet burg.
4 – Për akuzën “Ndërtim të paligjshëm”, kërkoi dënimin me 4 vjet burg.
Nga ana e tij, një seancë më parë, ish-deputeti Mark Frroku e cilësoi të padrejtë qëndrimin e tij në paraburgim gjatë këtyre dy viteve.
“Jam i pafajshëm, besoj se gjykata do të japë drejtësi. Prej dy vitesh po mbahem padrejtësisht në burg. Pasuria ime është e ligjshme. Nuk e kam njohur kurrë Aleksandër Kurtin”, ka thënë Frroku në seancën e djeshme, në Gjykatë.
Avokatët: Do të ç’bëjmë vendimin në Apel
Pas seancës, dy avokatët e mbrojtjes paralajmëruan apelimin e vendimit, ndërsa e cilësuan një fitore lirimin e klientit të tyre nga akuza e vrasjes.
“Nuk kishte prova, ishte ndërtuar akuza mbi bazë thashethemesh” thanë ata.
Do paraqisni prova të reja në Apel?
Vladimir Meçe:
Ne i kemi paraqitur të gjitha provat në gjykimin në shkallë të parë dhe në mbrojtjen tonë dhe mendojmë që në Apel do ta ç’bëjmë edhe këtë pjesë të vendimit.
Ka vend që në Apel të paraqesim kërkesë dhe ka vend që Gjykata e Apelit të pranojë kërkesën tonë për kryerjen e një akti të ri ekspertimi. Mendojmë që Gjykata e Shkallës së Parë nuk ka vepruar drejt duke rrëzuar kërkesën për kryerjen e këtij akti të ri ekspertimi. Kjo është thelbësore dhe mbi këtë pastaj gjykohet dhe vlerësohet.
E cilësoni ju si mbrojtje një fitore faktin që morët pafajësi për akuzën e vrasjes.
Vladimir Meçe:
Padyshim që po.
Ishte një akuzë e ndërtuar mbi thashetheme që në fillim të herës, e kishim thënë që nuk kishte prova për vrasje.
DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/