Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një sërë rastesh të tjera veprash kriminale në aeroportin e Rinasit.
Për këto denoncime, ai i referohet informacioneve të “qytetarëve dixhitalë”
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Qytetaret dixhital denoncojne:
Implikimin direkt te organeve shteterore ne grabitjen e nje kuintal eurove ne pisten e aeroportit te Rinasit, ngjarje te tjera te renda ne aeroport dhe fshehjen e tyre nga policia! sb
Mirembrema z.Doktor.
Nuk e kuptova c’lidhje ka Drejtori I Policise Tirane Ervin Hodaj me Kom.Pol.Rinas qe del ne tv dhe justifikohet..Ky komisariat nuk eshte ne varesi te Drejtorisë Vendore te Policise Tirane por eshte ne varesi te Drejtorise Rajonale te Kufirit dhe Migracionit Tirane.
“Jam nje punonjes sigurie ne aeroport dhe eshte e drejte ajo qe thua per titullaret e policise ne rinas dy dite perpara se te vinte papa francesku kam kapur ne flagrance 4 punonjes bagazhesh qe villnin ku dhe ja deleguam policise rinas por ata ne kundershtim me ligjin nuk ja percollen materialet hetimore prokurorise”
Nga punonjes me eksperience i aviacionit:
“Ajo që ndodhi ne Rinas eshte e turpshme. Hyrja ne piste ku ndodheshin edhe avione pasagjeresh te parkuar tregon se niveli i pikes kufitare te vetme ajrore qe ka shqiperia eshte zero. Zona perreth perimetrit aeroportual dhe pikat e hyrjes jane detyre e shtetit dhe ato ne brendesi te aeroportit jane nje detyre midis kompanise se sigurise qe ka zgjedhur kompania konçesionare per te garantuar sigurine dhe eshte lincensuar nga Autoriteti Aviacionit Civil dhe policise se shtetit. Ata njerez qe moren valuten qe bankat shqiptare e transferojne ne bankat e Vienes (ose Zvicres) mund edhe te kishin rrembyer nje avion me pasagjere. Kemi nje Autoritet te Aviacionit Civil, nje Ministri Transportesh dhe nje polici te pa afte te garantojne as sigurine dhe as te kerkojne pse standartet e sigurise nuk zbatohen nga koncesionari (tashme ne ikje pasi aeroporti ju shit kinezeve)
Aeroportet sipas ICAO (International Civil Aviation Organisation) janë në varësi dhe kontroll te shteteve ku ato ndodhen dhe jo te enteve manaxhuese qofshin ato shtetërore apo private. Licencën e përvjetshme kompania koncesionare qe manaxhon aeroportin e merr nga autoritetet e transportit pas kontrollit qe standartet e sigurise dhe shpetimit (Security and Safety) jane te atij niveli te kerkuar. Nqs pretendohet qe manaxhimi aeroportual ne fushen e sigurise ka deshtuar po ashtu duhet te pranojme qe edhe manaxhimi i mbikqyresve dhe kontrolluesve te ketij aeroporti ka deshtuar.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/