FOTO LAJM/ Vlorë, ja kush është Ergys Gjioveshaj, 33-vjeçari që mbeti i...

FOTO LAJM/ Vlorë, ja kush është Ergys Gjioveshaj, 33-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmë në një lokal

429
0
Shares

Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar .
Sipas bluve, rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër. Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë, si dhe janë plagosur 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore:
Florian Hila, 28 vjeç
Arta Luka, 26 vjeçe
Arsonel Llanaj, 32 vjeç.
Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kush është Ergys Gjioveshaj

Në qershor të vitit 2011 Ergys Gjioveshaj ishte arrestuar në Vjenë dhe u ekstradua në Shqipëri, pasi ne vitin 2010, ishte dënuar me 12 vjet heqje lirie për vrasjen e një personi në qytetin e Vlorës.
Më 20 nëntor të vitit 2010 Ergys Gjioveshaj, në atë kohë i mitur, udhëtonte me makinë Mercedez Benz 240 së bashku me Florian Mecen. Ata janë përfshirë në një konflikt me fjalë me një person Muharrem A, i cili ndodhej në një makinë Saurrel përballë shkollës “Qemal Ataturk”.  Në vendngjarje ka qenë edhe Laert Alushi, i cili rreth 45 minuta më pas është takuar në Vlorë me Florian Mecen duke kërkuar prej tij sqarime lidhur me fyerjen e bere.
“Së bashku do ta zgjidhim ndryshe“ ishin fjalët e  Florianit të cilat u konkretizuan në mbrëmje kur edhe qëlluan Laert Alushin i cili udhëtonte me makinën e tij. Të dy janë zënë me fjalë me njëri-tjetrin, ndërsa Ergys Gjioveshaj ka marrë armën që ndodhej në makinën e Florianit, një automatik.
Duke qenë jashtë automjetit, me armen ne dore, te drejtuar nga viktima, ai i është drejtuar shokut te tij, Florian, duke i thënë “ Lere Lani, lere, hapu”.
Floriani, mbas thirrjes te shokut te tij, duke e larguar viktimën nga vetja e ka shtyre atë me force ne drejtim te armës, qe Ergysi mbante ne gjendje sulmi, duke i thënë: “Na bjeri“.
Duke qenë ne këto kushte, Ergys Gjioveshaj ka qëlluar me breshëri ne drejtim te viktimës, duke e dëmtuar atë fillimisht ne këmbë dhe me pas ne trup.
Të dy u akuzuan për kryerjen e veprave penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe vrasjes me paramendim, në bashkëpunim.
Mbi këto akuza, Ergys Gjioveshaj u dënua me 12 vjet burgim kurse Florian Meçe me 22 vjet burgim
Këtë të enjte, në moshën 33-vjeçare, Ergysi u qëllua për vdekje me armë në një lokal në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën, pra nëse kemi të bëjmë me hakmarrje për krimin e vitit 2000, por policia paraprakisht thotë se e gjitha ka lindur gjatë një konflikti të çastit në ambientet e lokalit më muzikë live “Fiks Fare” që ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY