Image GalleryMarrëveshja mes Qeverisë shqiptare dhe kompanisë që ka marrë me koncesion aeroportin “Nënë Tereza” përcakton qartë se kush është përgjegjës për sigurinë e tij.
Shtojca 44 e kontratës parashikon që për kontrollin e sigurisë dhe patrullat brenda zonës së koncesionit organi përgjegjës është shoqëria koncesionare ose operatori i caktuar me nënkontraktim. Ndërsa për kontrollin e sigurisë dhe patrullat jashtë zonës së koncesionit përgjegjësia është e policisë.
Kontrata parashikon gjithashtu që policia është përgjegjëse për ndalimin e hyrjeve të paautorizuara.
Në kulmin e debatit se kush është përgjegjës për sigurinë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” pas grabitjes së disa ditëve më parë, ajo që hedh dritë mbi përgjegjësitë e palëve është kontrata mes Qeverisë dhe koncesionarit Tirana Airport Partners.
Kjo marrëveshja mes Qeverisë shqiptare dhe koncesionarit Tirana Airport Partners, që ka hyrë në fuqi më 2004-ën dhe është rishikuar në prill të këtij viti me ndryshimin e vetëm heqjen e ekskluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare.
Pika 12 e saj është për sigurinë dhe mbrojtjen dhe në të përcaktohet se shoqëria do te jete përgjegjëse për sigurinë ne zonën e Koncesionit.
Më tej, pika 12 saktëson se “Ne përmbushjen e këtij detyrimi Shoqëria do te veproje ne përputhje me procedurat dhe funksionet e përshkruara ne Shtojcën 39 (Sistemi Administrimit te Ruajtjes se Aeroportit) dhe Shtojcën 44 (Siguria dhe Kontrolli i Bagazheve)”.
Ne tabelat bashkëngjitur janë të përcaktuara funksionet e Ruajtjes dhe Sigurisë në kolonat përkatëse. Për kontrollin e sigurisë dhe patrullat brenda zonës së Konçesionit (përfsh. Kontrollin e Perimetrit) organi përgjegjës është shoqëria ose operatori caktuar me nënkontraktim. Kontrolli i sigurisë dhe patrullat jashtë Zonës së Koncesionit (përfsh. Zonën me Zhvillim të Kufizuar) është përgjegjësi e Policisë Kufitare.
Një tjetër kolonë e tabelës është ndalimi hyrjeve të paautorizuara, ku organi përgjegjës është Policia Kufitare.
Si çdo kontratë edhe në rastin e sigurisë së aeroportit të vetëm ndërkombëtar në Shqipëri, ka vend për interpretim dhe gjykim të ndryshëm dhe me sa duket palët po shfrytëzojnë hapësirat ligjorë për të përcjellë fajin tek njëri-tjetri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/