Një shtetas shqiptar ka qënë pjesë e bandës së ‘infermierëve të rremë’ të cilët trafikonin drogë të veshur si doktora. Shqiptari u dënua me 17 vjet e gjashtë muaj burg nga gjykata angleze, i vlerësuar fajtor për përfshirjen në trafikun e drogës.
Sipas mediave te huaja shqiptari i dënuar është Petrit Kastrati, 42 vjeç, banues në Crystal Palace, në jug te Londrës. Ai bashkë me 5 të tjerë, të dënuar po dje akuzohen se trafikonin në Britania nga Holanda sasi të konsiderueshme droge, me vlerë shitje në treg prej 1.6 miliardë sterlinash. Mënyra e gjetur ishte befasuese. Ata hiqeshin si infermierë dhe përdornin për trafikun ambulanca, madje edhe pacientë të rremë. Pacientë që i transportonin nëpër spitalet e Londrës, duke përdorur dokumente false, ndërkohë që vetë visheshin me uniforma zyrtare mjekësore për të hequr cdo dyshim. Shqiptari, se bashku me dy të tjerë u kap në flagrancë kur ambulanca e tyre u ndalua nga Agjencia e Luftës kundër Krimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/