Makina që ka habitur sot gjithë dynjanë në rrugët e Tiranës

Makina që ka habitur sot gjithë dynjanë në rrugët e Tiranës

56
0
Shares

Zakonisht ajo që shikojmë rëndom në pjesën e pasme të makinave në Shqipëri është “Kujdes, jam shofere e re”. Por, sot një automjet i ka habitur të gjithë, kalimtarë dhe shoferë, pas makinës ai kishte vendosur një djalë të vogël, i cili mesa duket po flinte.

Kjo papërgjegjshmëri nuk ka kaluar në heshtje nga njerëzit, të cilët e kanë kritikuar drejtuesin e automjetit për lënien e fëmijës në këtë mënyrë sikur të ishte një objekt i parëndësishëm.

Kjo makinë është filmuar nga një shofer në zonën e 21-Dhjetorit në Tiranë disa minuta më parë dhe tregon një fëmijë me një bluzë të verdhë dhe pantallona të bardha teksa qëndron i strukur në pjesën e pasme të makinës, gjë që e bën të vështirë edhe për shoferin që të shikojë rrugën për të mos folur më pas për jetën e fëmijës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY