Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Krisma enigmë në Priskë natën e Bajramit

05/07/2016
Krisma enigmë në Priskë natën e Bajramit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një person është arrestuar dhe tre të tjerë do të ndiqen penalisht mes të cilëve edhe 2 policë burgjesh pasi nuk treguan se kuhs qëlloi në një lokal në Priskë në mëngjesin e 5 korrikut.

Më poshtë është njoftimi i policisë për rastin:

“Më datë 05.07.2016, Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr 4, ndaluan shtetasin,

Ardi Ajdini, 21 vjeç, banues në Tiranë

Gjithashtu u proçeduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

-Hamza Agaci, 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë polic burgjesh.

-Adrian Gjonaj, 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë polic burgjesh.

-Xh Picalli, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Rreth orës 01:20, të datës 05.07.2016, tek nr 112 ka ardhur një njoftim se tek një lokal në zonën e Priskës, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 të cilët në vendin e ngjarjes kanë gjetur 3 gëzhoja të kalibrit 9 mm, me mbishkrimin “Luger”, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi Ardi Ajdini i cili është dhe pronari i lokalit është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe “Prishje e qetësisë publike”, pasi ky shtetas ka pretenduar që nuk ka patur të shtëna me armë zjarri por kanë qënë fishekëzajrrë.

Shtetasit Hamza Agaci dhe Adrian Gjonaj të cilët janë punonjës policie pranë burgut 313, nuk kanë dhënë informacion mbi ngjarjen e ndodhur, të cilët do të ndiqen në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Në momentin e shoqërimit këta dy shtetas kanë patur edhe armët e shërbimit me vete (pistoleta të tipit “TT”), të cilat janë sekuestruar dhe janë dërguar për egzaminim në laborator, por nga kqyrja paraprake gëzhojat që u gjetën dhe u sekuestruan nuk përputhen vizulalisht me fishekët që qiten nga pistoleta e tipit “TT”.

Shtetasi Xhesajn Picalli, kamarjer i lokalit do të ndiqet gjithashtu penalisht, në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallezim krimi”.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Moskallëzim krimi”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga Nenet 300, 274 dhe 278 të Kodit Penal.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.