Policia Kufitare në Muriqan ka goditur një rast të trafikut të lëndëve narkotike duke sekuestruar 15 kilogram kanabis sativa dhe duke vënë në pranga një 23-vjeçar.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare & Migracionit Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip Renault me targa AA 689 JD që drejtohej nga Eldi Aldisha 23 vjeç, kanë konstatuar në depozitën e gazit të kondicionerit disa pako të mbështjella me natriban ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike.
Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor dhe Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve ku gjatë kontrollit të imtësishëm rezultoi se në brendësi të bombulës së gazit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 (njëzet e një) pako, gjithësej 15 kg e 373 gr lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis – Sattiva”.
Materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/