Polumbarët rifilluan sot kërkimet për veturën e dytë që mendohet se ka rënë në Shkopet pas sinjalizimit të një bariu që ka parë gjurmë të freskëta makine në drejtim të liqenit.
Polumbarët kërkuan dje dhe gjetën një makinë tjetër ndërsa sot po vijojnë për makinën e dytë të cilës i kanë gjetur vetëm targat të cilat më parë janë denoncuar si të vjedhura nga nja banor i Karbunarës në Lushnjë.
Pjesa e liqenit ku është gjetur makina dhe dyshohet te jetë edhe një tjetër ka habitur policinë.
Dyshohet se vendi të jetë zgjedhur për zhdukjen e provave kriminale nga ndonjë grup apo individ që ka kryer krime të rënda.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/