Ish kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një statusi në facebook ka shkruar se stadium i Shkodrës është rrudhur, pasi nga 20 mijë vënde është katandisur në 15 mijë vënde. Sipas Berishës kjo është 25% më pak e që ndodh në cdo investim të bërë nga Rama. Por nuk eshte i vetmi projekt qe eshte rudhur; “po kështu, si stadiumi është katanndisur dhe famozja Lungomare, e cila nga njërruge me 6 korsi, nga tre korsi në secilen anë dhe një baçe me lule në mes, ështëkatandisur në një korsi në secilën anë dhe në vend të luleve janë zëvendësuar me një ndarse të shëmtuar betoni. Mirëpo në qoftese stadiumi do kete disa mijëra tifoze më pak për të ndjekur ndeshjet, Lungomarja i shkatërroi Vlorës turizmin”, shprehet Berisha.
REAGIMI I PLOTË
Edhe stadiumi Shkodres rrudhet si lungomarja e Vlores!
Te dashur miq, stadiumi i Shkodres nuk pati fatin e Rozafes por te Lungomares se Vlores. Nga 20 mije vende qe e njoftua me pompe te madhe se do te kishte, eshte katandisur ne 15 mije e pak vende.
Pra 25% me pak dhe kjo ne fakt eshte 25%-shi tradicional per Ramen. Po keshtu, si stadiumi eshte katanndisur dhe famozja Lungomare, e cila nga nje rruge me 6 korsi, nga tre korsi ne secilen ane dhe nje baçe me lule ne mes, eshtekatandisur ne nje korsi ne secilen ane dhe ne vend te luleve jane zevendesuar me nje ndarse te shemtuar betoni. Mirepo ne qoftese stadiumi do kete disa mijera tifoze me pak per te ndjekur ndeshjet, Lungomarja i shkaterroi Vlores turizmin. Kjo sepse per te pershkruar distancen e saj tani duhen 45 minuta nga vetem 5-7 minuta qe nevojiteshin per te pershkuar kete distance me rrugen e meparshme me 6 korsi te gjere.
Keshtu qe Rama per xhepat e tij ndeshkoi Vloren dhe turizmin e saj si askush tjeter! sb
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/