Identifikohen disa deputetë të mazhorancës të cilat nuk do të votonin me dëshirë reformën në drejtësi.
Fatmir Xhafa që kryesoi komisionin e reformës ka deklaruar se të paktën dy grupe deputetësh brenda mazhorancës janë kundër reformës gjatë një interviste për gazetarin Mustafa Nano.
Pyetjes së gazetarit Nano, “a ka njerëz nga mazhoranca që do të donin të mos e votonin reformën, por nuk kanë çfarë të bëjnë?”, Xhafaj i është përgjigjur, me plot gojë: Po, besoj se po.
“Mendoj se ndahen në dy grupe. Grupi i parë është ai më i zakonshmi, që ka një lloj skepticizmi për këtë që po ndodh dhe gjithë këtë sakrificë, pra sesa ja vlen të bëhet. A do ta sjellë dhe do bëjë realisht ndryshimin? Ky është një shqetësim i ligjshëm dhe mendoj se duhet mirëkuptuar”, thotë Xhafaj duke shtuar se ky grup nuk devijon votën.
“Grupi tjetër janë njerëzit (deputetë të mazhorancë) të cilët e kuptojnë sistemin, si sistem korrupsioni. Pra dje ishin ata (opozita e sotme), sot jemi ne. Që do të thotë se ne mund ta shfrytëzojmë dhe përdorim korrupsionin që ofron qeverisja, nëse kemi kontrollin e radhës mbi pushtetin gjyqësor apo prokurorinë”, tha Xhafaj.
Që reforma të kalojë më 21 korrik, mazhorancës i duhen teorikisht edhe 7 vota dhe praktikisht të paktën 10 vota jashtë grupeve parlamentare të qeverisë.
Dyshimet e Xhafaj për grupe të tjera që nuka duan reformën mund të sjellë të tjera surpriza në votimin e 21 korrikut nëse deri atëherë nuk ka një kompromis opozitë-mazhorancë për pikën 88 të Venecias.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/