Vrau 300 persona me urdhër të Escobarit, tani synon të hyjë në...

Vrau 300 persona me urdhër të Escobarit, tani synon të hyjë në politikë

42
0
Shares

Një nga vrasësit më me famë në radhët e Pablo Eskobarit ka vendosur t’i bashkohet politikës. Ai ka bërë një ndjesë në “YouTube” në Amerikën Latine.

“Popeye” ishte shefi i vrasjeve të udhëhequr nga famëmadhi i kartelit të drogës “Medelin” Pablo Eskobari. Ai tha tani se do ti bashkohet qeverisë në luftën kundër koorupsionit dhe të drejtave të të burgosurve.

Ai pretendon se mund të marrë post qeveritar pasi ai ka kryer vitet e tij të burgut. Ai ka kaluar në burg 23 vite nga jeta e tij, raporton zhurnal.

Kërkesa e tij vjen në kuadër të një negociate me qeverinë kolumbiane ku pretendohet se dhe njerëzit e akuzuar apo dënuar të lejohen të zënë poste publike, transmeton mapo. Nga publiku këto negociata janë quajtur si drejtësi tranzicionale.

John Jairo Velasquez thotë se, kjo i jep atij të drejtën për të kandiduar për një vend në Kongres.

Sulmuesi u arrestua pas vrasjes së Luis Carlos Galan, një kandidat presidencial kolumbian, në vitin 1989.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY