Të dhënat zyrtare të INSTAT flasin për një gjallërim të shitjeve me pakicë në tremujorin e parë 2016, megjithatë është e vështirë të vlerësohet rritja reale për shkak të raportimit më të lartë të dyqaneve të vogla të paspecializuara, si rrjedhojë e aksionit antiinformalitet, ndërsa supermarketet e qendrat tregtare, ku po orientohen konsumi, kanë raportuar rënie të shitjeve…
Në tremujorin e parë 2016, indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë është rritur 4.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, raportoi INSTAT. Rritja ka ardhur nga dyqanet e vogla të paspecializuara, ndërsa ato të specializuara janë me rënie.
Eshtë e vështirë të vlerësohet rritja reale për shkak se raportimi më i lartë i dyqaneve të vogla të paspecializuara, ka ardhur më së shumti si rrjedhojë e aksionit antiinformalitet të nisur në shtator të vitit të kaluar, ndërkohë që pikat e specializuara dhe të formalizuara (qendrat tregtare, apo supermarketet e mëdha), drejt të cilave po orientohet konsumi vitet e fundit, kanë raportuar rënie.
Sipas INSTAT, Ndërkaq, në grupin e Tregtisë me Pakicë pa përfshirë këtu Tregtinë me Pakicë të Hidrokarbureve ky indeks ka pësuar një rritje prej 9,0 % kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm. Në këtë tremujor, në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 9,0 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2015. Indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë për grupin e “Produkteve joushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara (përjashtuar Tregtië me Pakicë të Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara)”, është rritur në nivelin 9,1 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës, duke dhënë në këtë tremujor kontributin kryesor në indeksin e volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë.
Në tremujorin e parë 2016, në grupin “Tregti Hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi I volumit të shitjeve është ulur 3,1 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2015, dhe 11,3 % krahasuar me tremujorin paraardhës.
Ndikimi i nëngrupeve kryesore në indeksin e volumit të shitjeve në Tregtisë me Pakicë Indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë në tremujorin e parë 2016 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2015 është rritur 4,7 përqind, i ndikuar nga nëngrupet: nëngrupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” +3,7 pikë përqindje; nëngrupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare të jo të specializuara dhe të specializuara” +2,2 pikë përqindje dhe nëngrupi “Tregti me pakicë e Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” -1,2 pikë përqindje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/