Aksidentet rrugore, duken një problem i pazgjidhshëm për Shqipërinë. Në tre muajt e parë të këtij viti numri i aksidenteve në rrugë është rritur 10% sipas Institutit të Statistikave. Paradoksalisht, kjo rritje erdhi edhe pse fondet për sigurinë rrugore u rritën ndjeshëm që vitin e kaluar. Ndërsa aksidentet shtohen edhe pse shtohen financimet, duket se është bërë më i vështirë objektivi i qeverisë për të ulur me 40% aksidentet në 2020-ën.
Siguria rrugore, ka tërhequr edhe vëmendjen e Bankës Botërore tashmë ka nënshkruar një marrëveshje huaje me Shqipërinë prej 65.9 milionë euro. Në një vlerësim të hershëm të Bankës Botërore thuhet se shkaku kryesor i aksidenteve është planifikimi i rrugëve.
Por, në një konferencë të përbashkët për sigurinë rrugore, drejtoresha e Bankës Botërore vuri re edhe nivelin ende të ulët të investimeve në sinjalistikë
Së bashku me huan e Bankës Botërore, qeveria shqiptare ka parashikuar të shpenzojë në infrastrukturën rrugore mbi 41 milionë euro deri në fund të vitit 2021.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/