Foto Ilustruese
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë zbardhur një ngjarje të ndodhur një ditë më parë dhe kanë arrestuar autorët: Denis Kaziu 23 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës dhe Faslli Musej 26 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi, dje, në lagjen Nr. 18, Durrës, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin F. L. 19 vjeç.
Më pas e kanë marrë me forcë me makinë dhe e kanë dërguar në lagjen Nr. 15, Porto-Romano, ku përsëri e kanë rrahur dhe me pas e kanë lënë të lirë.
Me të marrë njoftimin Efektivat e Policisë në një kohë shumë të shpejtë kanë mbledhur të gjitha faktet, duke bërë të mundur identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve.
Në vijim të veprimeve hetimore është konkluduar në dokumentimin dhe zbardhjen e plotë e ngjarjes së mësipërme.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Heqja e paligjshme e lirisë” në bashkëpunim parashikuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.





