Prokuroria e Krujës ka shpallur moskompetencën e saj për hetimin e grabitjes në pistën e aeroportit të “Rinasit”. Akuza e Krujës argumenton se kjo grabitje është kryer nga një grup i strukturuar kriminal dhe si e tillë nuk mund të hetohet prej saj.
Për këtë arsye, sot, dosja i është deleguar Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranës, e cila ka kompetencë dhe burime njerëzore për të hetuar çështje të tilla.
Pjesë e këtij hetimi do të jenë dhe dy grabitjet e tjera të bankave, të ndodhura në Tiranë, te Stacioni i Trenit dhe te kryqëzimi i Laknasit, në rrugën që të çon për në aeroport. Së bashku me grabitjen, Krimet e Rënda do të hetojnë edhe akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Për këtë vepër janë arrestuar deri tani vetëm 5 punonjës të aeroportit, të kompanisë së sigurisë ICTS dhe të sigurisë së parave të bankës.





