Foto Ilustruese
Një turist i huaj është plagosur sot në zonën turistike të Thethit.
Mësohet se në momentin e plagosjes, turisti së bashku me një shokunt e tij, kanë qenë duke lëvizur me motoçikletë. Në një moment ai ka humbur drejtimin e mjetit dhe është aksidentuar. Dy turistë çekë kanë rënë në një humnerë. Ngjarja ka ndodhur në ujëvarën Gjeçaj, në Theth.
Sipas informacioneve njëri nga turistët është plagosur, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Forcat lokale të policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa po hetojnë dhe shkaqet që sollën aksidentin.





