DETAJE/ Zbulohet roli i ndërtuesve të prangosur dhe skema e trafikimit të...

DETAJE/ Zbulohet roli i ndërtuesve të prangosur dhe skema e trafikimit të drogës

218
0
Shares

Prokuroria për krime të rënda zbardh rolet e ndërtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre të arrestuar si pjesë e rrjetit të trafikut të drogës mes Shqipërisë-Kosovës-Maqedonisë-Serbisë-Greqisë-Bullgarisë dhe Turqisë.
Sipas prokurorisë, ndërtuesit Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri dhe Anesti Koromani dyshohet të jenë në rolin e financuesit dhe të organizatorit të rrjetit të trafikut të drogës. Tre të dyshuarit, sipas akuzës, me cilësinë e financuesve porosisnin lëndën narkotike të llojit heroinë nëpërmjet ndërmjetësuesit, kosovarit Blerim Ukimeraj në Turqi dhe kokainë në Greqi. Më pas, me ndihmën e korrierëve të ndryshëm, disa prej të cilëve të arrestuar, si Arben Prendi, serbit Mirislav Peroviç dhe dy turqve Erol Belir dhe Songul Erek e sillnin atë nëpërmjet Bullgarisë në Maqedoni, Kosovë dhe më pas në Shqipëri. Ndërkohë nga Shqipëria në disa raste janë evidentuar dërgesa të marijuhanës drejt këtyre vendeve, e cila këmbehej me heroinë dhe kokainë.
Tre ndërtuesve, prokuroria i ka sekuestruar paraprakisht pallatet e ndërtuara në zonën e Kasharit, Yzberishtit, Dajtit dhe në zonën e Unazës së Re. Ndërsa me cilësinë e ndihmësve kryesore të tre ndërtuesve, prokuroria ka shpall në kërkim dy persona, të cilët merrnin dhe kryenin të gjitha porosit e ndërtuesve Molla, Kotorri dhe Koromani si në porositjen e sasisë së drogës, çmimin, korrierët dhe përpunimin dhe më pas nisjen drejt vendeve të BE-së.
Sipas prokurorisë, të dyshuarit Nuredin Nazëraj i njohur si Dilo Nazëraj, pronar i një hoteli luksoz në Vlorë dhe shtetasit Lulizim Qorri dhe Denis Sinameta siguronin dhe paketonin marijuanën e cila më pas nisej drejt Kosovës, Maqedonisë, Turqisë e Bullgarisë, duke mos përjashtuar në një rast edhe në drejtim të Greqisë.
Sipas policisë, për llogari të këtij operacioni ndër rajonal janë arrestuar 30 persona dhe 23 janë shpall në kërkim. Mësohet se në Shqipëri në pranga kanë rënë 14 persona dhe 7 të tjerë janë shpall në kërkim, më Greqi janë arrestuar 10 shtetas dhe po 10 janë shpallur në kërkim. Në Maqedoni 5 persona janë arrest dhe 7 të tjerë janë shpall në kërkim me vendim gjykate. Në kërkim janë shpallur edhe 4 shtetas kosovarë ndërsa në bullgari është arrestuar 1 persona.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY