Pas deputetit Pandeli Majko që ka argumentuar rreth mundësisë së zgjedhjeve të parakohshme, një tjetër deputet socialist ka paralajmëruar sot mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme nëse nuk votohet reforma në drejtësi.
Deputeti i Kavajës, Parid Cara shkruan në Facebook se socialistët duhet të bëhen gati për zgjeshje fill pas rrëzimit të reformës.
“Çdo ditë që po kalon po bëhet e qartë që Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk kanë ndërmend ta votojnë Reformën në Drejtësi. Ata nxjerrin arsye nga më të ndryshmet, përherë nga një të re, si e si të mos e votojnë këtë detyrim që ne kemi përballë qytetarëve shqiptarë.
Të gjithë e dinë tashmë që halli i tyre i madh është të mos ia lënë Operacionit Ndërkombëtar këtë proces. Basha dhe Berisha i tremben ‘të huajve’, pasi e shkuara e tyre është e mbushur me njolla të zeza që askush nuk i pastron dot.
Në këto kushte, unë mendoj se ne nuk kemi rrugë tjetër: ne duhet të bëhemi gati, duhet të nisim sa më shpejt përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme, përfshi këtu edhe referendumin për miratimin e Reformës në Drejtësi. Rrugë të mesme nuk ka”, shkruan Cara, një nga miqtë e Kryeministrit Rama.
Hedhja e idesë së zgjedhjeve të parakohshme e ndërlikon edhe më shumë kompromisin për reformën. Dështimin e saj Rama e ka alibi për zgjedhje të parakohshme, të cilat nëse Kryeministri i sheh si të favorshme për të nuk ka arsye të ofrojë qëndrimet me opozitën.
Tani ka një mjegull rreth faktit nëse janë zgjedhjet e parakohshme ajo që po kërkon qeveria apo votim i i reformës në drejtësi. Për momentin votimi i reformës përjashton zgjedhjet e parakohshme të paktën për këtë vjeshtë deri në reformën zgjedhore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/