Raiffeisen Bank, polemikë me klientët, përmend Rinasin por nuk thotë shifrën

Raiffeisen Bank, polemikë me klientët, përmend Rinasin por nuk thotë shifrën

80
0
Shares

Raiffeisen Bank ka polemizuar sot më ndjekës të rrjeteve sociale pas mungesës së transparencës së bankës në lidhje me vjedhjen e parave në Rinas.

Disa miliona euro u grabitën në Rinas, pasuri e kësaj banke ndërkohë që si policia dhe banka përfshirë edhe Bankën Qendrore nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për rastin në fjalë.

“Keto dite ne disa portale online po qarkullon nje lajm me titull “Raiffeisen Bank ua merr qytetareve parate e grabitura ne Rinas”, bazuar ne postimin e nje qytetari ne Facebook. Qytetari ka postuar gjithashtu edhe nje leter qe Raiffeisen Bank ka derguar per njoftimin e klienteve ne lidhje me komisionet e reja qe Banka do te vendose duke filluar nga muaji Tetor 2016, me pretendimin qe Banka do te vendose komisione te reja me qellim zevendesimin e parave te grabitura ne Rinas”, thuhet në fillim të njoftimit të bankës.

Në vijim Raiffeisen Bank deklaron se është transparente me qytetarët dhe shpjegon në lidhje me termat dhe kushtet e reja të kontratave. Por nuk sqaron gjë në lidhje me humbjen e parave apo me shumën e humbur.

Megjithatë banka për herë të parë pranon humbjen por pa u deklaruar qartë rreth saj.

“Persa i perket ngjarjes se Rinasit, organet kompetente, Policia dhe Prokuroria po hetojne çeshtjen dhe ne kemi besim ne aftesine dhe profesionalizmin e tyre ne ushtrimin e detyres”, thuhet në njoftimin e Bankës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY